Moti për ditën e enjte, 8 tetor 2020, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 10/18°C
Zonat e ulëta 14/23°C
Zonat bregdetare 17/22°C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/