Skip to content
14 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ndërrroi jetë pas betejës me sëmundjen e rëndë, përcillet në banesën e fundit “Nderi i Kombit” Mirush Kabashi…

ShkodraWeb 6 December, 2023
homazhe mirush kabashi 2023

Aktori i njohur Mirush Kabashi u përcoll drejt banesës së fundit, pas homazheve nga miq të afërm e dashamirës të tij. Në hollin e Muzeut Kombëtar janë mbajtur homazhet prej orës 10 të paradites deri në 13:00. Ndërsa kolegë të tij e kanë kujtuar atë si një njeri mjaft të dashur, që rrezatonte mirësi dhe një aktor profesionist.

Luftar Paja: Do ta kujtoj për talentin e tij shumëdimensional. Do ta mbaj mend si një figurë shumëdimensionale, i papërsëritshëm. Si një njeri i qeshur dhe i miqësisë dhe do të më kujtohet nëpërmjet veprave që ka lënë. Siç kishte emrin ashtu rrezatonte dhe mirësi. Prehu në paqe!

Ylljet Aliçka: Mirushi ka bërë një pjesë teatrale me tregimet e mia, një film të gjatë me skenarin tim. Sokrati është më e veçanta. Ai të gjitha rolet i qante, Mirushi qe mjeshtër.

Zhani Ciko: Mirushi mendonte për rolet e tij, jetonte për to. I kam njohur vlerat e mëdha të Mirushit. Një ditë Mirushi më afrohet dhe më thotë; kam përgatituri rolin që do të jetë më i rëndësishmi në karrierën time. Unë i thash; ty nuk të thuhet jo se ti nderon skenën. Kur bëjmë ne koncertin, skena do të jetë e jotja. U habitëm se ishte veshur me një veshje të veçantë dhe doli e interpretoi ‘Sokratin’ e tij për herë të parë. Mua më ngjalli sadisfaksion.

Përgjatë disa orëve ndërsa zhvilloheshin homazhet në nderim të aktorit, kanë marrë pjesë, artistë të njohur, kolegë të Kabashit, të afërm, dashamirës dhe përfaqësues të politikës shqiptare. Artisti i merituar do të prehet në varrezat e Sharrës.

Arti shqiptar u zgjua mëngjesin e djeshëm (e martë, 6 dhjetor) me një lajm tejet të hidhur. “Nderi i Kombit”, Mirush Kabashi, ndërroi jetë pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Mirush Kabashi, një yll i papërsëritshëm i kinematografisë shqiptare, i njohur si “Sokrati shqiptar”, artisti shumëdimensional është cilësuar gjithashtu edhe si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë shqipe, duke u identifikuar edhe për zërin e tij të veçantë. Gjatë karrierës së tij artistike, Kabashi është nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Një mënyre e re dhe më efikase për ngrohje”, Benet Beci: Nis vendosja e paneleve diellore në kopshtet publike
Artikull pasardhës: VIDEO – Policia e Lezhës arreston 22- vjeçarin nga Malësia e Madhe, iu gjetën në makinë mëse 2 kile “mall”…

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës 13 March, 2026
  • Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta 13 March, 2026
  • DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit… 13 March, 2026
  • E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë… 13 March, 2026
  • EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar 13 March, 2026
  • “Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë… 13 March, 2026
  • DOSSIER NGA ANTON ÇEFA – Ernest Perdoda, shembull ideal i antikomunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm 13 March, 2026
  • Zgjedhjet për kreun e ri të degës, PD Shkodër me me një njoftim të rëndësishëm për procesin… 13 March, 2026
  • E TRISHTË – Humb jetën rrugës për në Spitalin e Shkodrës 59- vjeçari, policia jep informacionin e parë 13 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
angjela byky itali 2026

E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.