Pak orë pasi ndërmori aktin ekstrem duke u vetëhedhur nga kati i tretë i Spitalit Infektiv, ka ndërruar jetë pacienti 69-vjeçar me COVID-19. Lajmi bëhet i ditur nga burime për ‘BalkanWeb’.
Këto burime bëjnë me dijen se shtetasi me inicialet R.G. nga Fieri, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi në mesditë, në katin e tretë të spitalit, ku pacienti ishte shtruar prej disa ditësh. Ai ndodhej në terapi intensive, ndërsa pas hedhjes ai pësoi dëmtime të mëdha në kokë që i morën dhe jetën.