Ka shkuar në 37 numri i jetëve të humbura nga virusi në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Klinika Infektive, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Mësohet se është një burrë 70-vjeçar, nga Komuna e Vushtrisë dhe ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Ndërkohë gjatë ditës së hënë në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 97 pacientë, prej tyre 93 të infektuar me korona virus.
Sipas zyrtarëve të Klinikës, pesë pacientë janë në gjendje kritike, derisa 41 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Nga 13 marsi dhe deri më tani, janë regjistruar 2,169 raste me virus. Prej tyre, 1,047, persona janë shëruar, ndersa 37 pacientë kanë ndërruar jetë.