Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 23 jetë të humbura nga korona virusi për një total prej 34.657 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 533 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 183 426. Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 218 raste të reja pozitiv për një total prej 238 720.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 3 jetë të shuara nga korona virusi për një total prej 16 573 që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu pati edhe 143 raste të reja të pozitivitetit me virus për një total prej 93 111 që nga fillimi i pandemisë
Në Itali gjithashtu sot janë regjistruar edhe 2 jetë të humbura në rradhët e mjekëve.
Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësor raportoi se numri i përgjithshëm i personelit mjekësor që kanë humbur jetën prej korona virusit është rritur në 169.