
Sot është ndarë nga jeta në moshen 91 vjeçare, një nga njerëzit më të rëndesishëm të dijes, të letrave dhe diplomacisë që ka jetuar në Shqipëri, Zef Cuk Simoni, autor, bashkautor i disa fjalorëve të rëndësishëm, përkthyes i veprave kryesore të letërsisë botërore, editor.
Bir i një prej familjeve më të rëndësishme intelektuale shkodrane, pjesë e një rrethi kulturor që punoi aq shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët në ndriçimin dhe kthjellimin e udhës, Zef Simoni studioi dhe krijoi me kualitet të lartë shkencor një jetë të tërë në urtësi, me përkushtim shembullor, siç u edukua nga prindërit e tij, për t’u dhuruar shqiptarëve vepra që do të mbesin një thesar i rrallë për fondin e gjuhësisë dhe të letërsisë së përkthyer në gjuhën shqipe.
Trupi i tij do të prehet sot pasdreke në Varrezat Katolike të Rrmajit në qytetin e Shkodrës. /Nga Romeo GURAKUQI, publikuar në Facebook/