Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ndahet nga jeta profesor Yll Zajmi, figurë e rëndësishme e arsimit dhe letërsisë shqiptare…

ShkodraWeb 12 September, 2022
ylli arben ardian zajmi

Nga e majta, Ardian Zajmi, Proesor Yll Zajmi, Arben Zajmi, gazetar

Është ndarë nga jeta në moshën 88- vjeçare Prof. Dr. Yll Zajmi, figurë e shquar e arsimit dhe letërsisë shqiptare në ish- Jugosllavi, Kosovë e hapësirën mbarë shqiptare. Ai ishte ligjërues i lëndëve: Letërsia e vjetër shqipe dhe Letërsia e Rilindjes Kombëtare, por edhe autor i Antologjisë së letërsisë së vjetër shqipe e i monografisë për Nolin e Madh, gjeniun e oratorisë kombëtare.

Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale edhe si nipi i tij, gazetari Arben Zajmi, i cili dy ditë para se profesori të ndahej nga jeta, ai e ka takuar atë në Prizren, ku edhe jetonte,

“Mbrame u nda nga jeta Prof. Dr. Yll Zajmi në moshë 88-vjeçare. Teper vital dhe i interesuem për çdo gja, iku papritmas tuj pikëllue grue, femije, nipa e mbesa, të afërm, kolegë nê studimet akademike e miq e shokë qê bashkë me tê kontribuen në pajtimin e gjaqeve. Baba im, Fatmir Zajmi, moshatar me Yllin, e konsideronte vlla, perkundër largesise gjeografike e politike (njeni jetonte n’Shqipni, tjetri n’Jugosllavi). Axha Yll, ndër tē tjera, ishte “nderlidhësi” ndërmjet gjyshit tim në mërgim, Tahir Zajmi, i dënuem prej regjimit, dhe familjes së tij në Shkodër. Une dhe im vëlla, Ardian Zajmi, e takuem axhën Yll në Prizren dy ditë para se të ndahej fizikisht përgjimonë prej tē gjithëve. Histori interesante të kallxueme me elokuence. Kush mund ta merrte me mend se kjo do të ishte hera e fundit”, shkruan gazetari Arben Zajmi në publikimin  e tij në Facebook.

Ndërkohë, Prof. Dr. Sabahajdin Cena, pasi ka mësuar lajmin e trishtë, shkruan për profesorin e ndjerë: E tërë ajo që e karakterizonte e që do të mbahet në kujtesës studentore e kolegjiale gjatë tërë jetës është e brumosur në sharmin intelektual të profesor Yll Zajmit. Këtu është derdhur e tërë eleganca, elokuenca dhe vizionet e gardianit të traditës familjare e kombëtare. Ishte ligjërues i lëndëve: Letërsia e vjetër shqipe dhe Letërsia e Rilindjes Kombëtare, por edhe autor i Antologjisë së letërsisë së vjetër shqipe e i monografisë për Nolin e Madh, gjeniun e oratorisë kombëtare.

U bë pedagog i shquar dhe interpret i famshëm i vlerave historike e artistike që prej kohës së Monak Brokardit e deri te Gjergj Fishta e Esat Mekuli. Së bashku me profesor Anton Çettën sajonte dyshin e flatrave të historianit të famshëm Dhimitër Simon Shuteriqin. Më kujtohet shumë edhe për faktin se ishte rensent i imi i parë në karrierën time pedagogjike universitare, udhëzues i të rinjve të Shkollës së Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda”, sot Universiteti “Ukshin Hoti” ku punuan edhe shumë emra të shquar të studiuesve e të interpretëve të fushës së gjuhësisë dhe të letërsisë.

Pra, ishte jo vetëm yll, por edhe një dragua që që lë gjurmë të thella shkencore mbi të gjithë ata që kaluan nëpër shkollë të lartë e sot janë idealistë të pathyeshëm, ish-të burgosur politikë, dëshmorë të kombit, invalidë, komandantë e luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I nderuari dr. Shpend dhe të gjithë pasardhësit e prof. Yllit,

Luteni që ta përballoni edhe këtë tronditje familjare dhe së bashku me ne ta ndani dhembjen por edhe krenarinë për profesorin që na ndriçoi gjatë tërë jetës dhe veprimtarisë së Tij.

– Qoftë mëshira e Zotit mbi shpirtin e Tij!

– Zotia ia shpërbleftë mundimet e jetës!

– Lavdi jetës dhe veprimtarisë të profesorit shumë të nderuar, Yll Zajmit!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Ervis Martinaj ndodhet në një vend të Amerikës Latine”, misteri për fatin e tij, gazetari zbulon pistën që ka në dorë policia
Artikull pasardhës: VIDEO – “Hajdari frymëzim për t’u ngritur në protesta”, përvjetori i ekzekutimit, Berisha: Të rrëzojmë regjimin e votave të vjedhura

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.