Ish- kryeministri Sali Berisha nga ceremonia përkujtimore e “Heroit të Demokracisë Azem Hajdari”, i ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në protesta për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës, “që qëndron mbi votën e vjedhur”.
Berisha tha se me aktin e tij, Azem Hajdari ndau epokat në Shqipëri.
“Azem Hajdari guxoi të dalë në një protesë të fuqishme me studentët, të vihet në një mënyrë epike në krye të kësaj lëvizje, e cila në një hark kohor 3 ditor, solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.
Me këtë akt, Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij ndanë epokat, monizmin nga pluralizmi, fillimin e ndarjes së sistemeve, dikatorial nga ai i vlerave”.