Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Personazh

Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare akademiku i njohur shkodran

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Është ndarë sot nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

“Sot, më 24 Maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare”, njofton Akademia e Shkencave duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes, komunitetit akademik, miqve dhe kolegëve brenda dhe jashtë vendit.

Kolec Topalli ka qenë anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.

Punën shkencore e ka nisur në fillim të viteve ’70, duke u përqendruar në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka dhënë leksione dhe ka mbajtur konferenca shkencore për historinë e gjuhës shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, si edhe në disa universitete e qendra shkencore jashtë vendit (Kozencë, Romë, Lecce, Palermo, Bari, Napoli, Mynhen, San-Peterburg, Detroit, Bukuresht, Zagreb, Glaskoë, Krakov, Riga etj.). Ka botuar artikuj shkencorë në disa revista të huaja (Gjermani, Itali, Rumani, Bullgari, Rusi, Kroaci etj.); ka referuar në shumë simpoziume e seminare ndërkombëtare dhe është anëtar i redaksive të disa revistave. Për 15 vjet radhazi (1994-2009) ka dhënë leksionet e Fonetikës historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Për kontributin e tij në fushën e arsimit, në vitin 1993 është nderuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit” dhe për meritat në fushën e shkencës, në vitin 1994 ka marrë titullin shkencor “Drejtues kërkimesh” (“Profesor”).

Është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave në korrik të vitit 2008; rektor i shkollës së lartë “Gjon Buzuku” Shkodër në vitin 2010; anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në vitin 2012. Vepra “Fonetika historike e gjuhës shqipe” është nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi I Albanologjisë 2008”. Më 2011 ka botuar veprën “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” dhe është shpallur fitues i çmimit të Akademisë KULT 2012 për librin studimor më të mirë të vitit. Ka përfunduar veprën “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” që do të botohej në vitin 2015,  kurorëzim i punës 45 vjeçare të tij në fushën e albanologjisë.

Homazhet në nderim të personalitetit të akademikut Kolec Topalli do të mbahen në Akademinë e Shkencave më datë 25 Maj 2018, nga ora 10.00-11.00 ndërsa ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Deklarata e fortë e Robert De Niro kundër Trumpit: Nëse do vinte në restorantet e mi…
LAJM PAS: PROFIL/ Cili është shefi shkodran i Gardës së Republikës që vdiq mbrëmë në aksident?

TË FUNDIT

NGA NAMIK MEHMETI – Artisti Alfred Mirashi Miloti me origjinë nga Malësia e Madhe që po spikat edhe përtej Italisë
  • Anëmbanë

NGA NAMIK MEHMETI – Artisti Alfred Mirashi Miloti me origjinë nga Malësia e Madhe që po spikat edhe përtej Italisë

1 day ago
“Shpresoj që puthja e saj me Luizin të mos ndodhë kurrë”, habit me deklaratën e saj mikesha e ngushtë e Kiarës
  • Kryesore

“Shpresoj që puthja e saj me Luizin të mos ndodhë kurrë”, habit me deklaratën e saj mikesha e ngushtë e Kiarës

1 day ago
“Për çështjen “Muzin” informacion ka shkuar përmes tij”, dosja “McGonigal”, gazetari Artan Hoxha: Agron Neza ka shërbyer si burim për FBI-në!
  • Aktualitet

“Për çështjen “Muzin” informacion ka shkuar përmes tij”, dosja “McGonigal”, gazetari Artan Hoxha: Agron Neza ka shërbyer si burim për FBI-në!

2 days ago

TË FUNDIT

  • “Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • “Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

TË FUNDIT

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • Aktualitet

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

5 hours ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

6 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.