![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_6380-1024x536.jpeg?x28643)
Me 5 nëntor do të festonte 46- vjetorin e lindjes. Këngëtari i njohur shqiptar nga Mali i Zi, Lindon Camaj, ka ndërruar jetë.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga të afërm, miq e të njohur të të ndjerit, përcjell ShkodraWeb. Bëhet me dije se Camaj kishte prej kohësh probleme shendetësore.
Lindon Camaj ishte ndër këngëtarët më të preferuar jo vetëm tek shqiptarët e Malit të Zi por edhe në të gjitha trevat ku jetonin shqiptarët në Ballkan, Europë e disaporë.
ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve e të njohurve të Lindon Camaj.