Ndahet nga jeta gazetari i njohur, kolegët përcjellin lajmin e hidhur në rrjetet sociale…

Një lajm i trishtë është bërë publik nga kolegët gazetarë të Lezhës. Është ndarë nga jeta një koleg i nderuar, një të në fushën e medias por mbi të gjitha një njeri me virtyte të larta. Zemra e Preng Baloj, ka pushuar së rrahuri. Kolegët e tij njoftojnë lajmin e trishtë por edhe vlerësimin, mbi të gjitha, ngushëllimet me familjen, të afërmit e miqtë për këtë humbje.

“Eshte ndare nga jeta gazetari i njohur për Lezhen e me gjere z. Prengë Baloj. Unioni i Gazetareve ne Qarkun e Lezhes i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje. U prehsh ne paqe miku ynë Preng Baloj. Lezha humbi një zë në fushën e medias dhe mbi të gjitha një njeri të mirë dhe me vyrtyte të larta. Lamtumirë Preng 😢“, thuhet në njoftimin e kolegëve gazetarë të Lezhës.


ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet e veta familjarëve, të afërmëve, miqve e kolegëve të Preng Baloj! Pushoftë në paqe!