MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte 30 shtator 2021…

Moti për ditën e enjte, 30 shtator 2021, do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu dhe rrebeshe me stuhi. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat:


Zona malore 11/20°C
Zona e ulët 16/27°C
Zona bregdetare 18/26 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari