Skuadra e Napolit është duke luajtur një transfertë të vështirë përballë skuadrës së Xhenoas dhe teksa është mbyllur pjesa e parë rezultati është 1 me 0 për vendasit. Skuadra e Ançelotit pësoi një gol me kokë, ku mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj ishte pak me vonesë për të kapur topin.
Ndërsa kaq ka mjaftuar që në “Twitter” të fillojnë dhe t’ia vendosin fajin mbrojtësit shqiptar. Fansat kanë shkruar kundër Hysajt, teksa njëri prej tyre ka preferuar që të luajë Malkuit në vend të tij. Ndërsa faqja e tifozëve të Napolit ka shkruar: “Çfarë është Hysaj duke bërë?”. Por kritika nuk ka vetëm për lojtarin e Kombëtares shqiptare pasi shumë fansa flasin edhe kundër lojtarit Marko Rui të cilin e konsiderojnë të pavlerë si lojtar.