Tjeter fitore per “Vllaznia B” ne kampionat. Kete here ajo ka triumfuar ndaj Spartak me rezultatin 4-1 ne ndeshjen e luajtur ne “Reshit Rusi”. Kuqeblute e drejtuar nga Kraja kane luajtur me mire dhe per kete arsye e kane merituar trepikeshin.
Ata kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Shabes ne ’21 por miqte kane barazuar pak para fundit te pjeses se pare fale nje autogoli te Smajlajt. Pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 1-1. Ne te dyten eshte tjeter melodi. Fillimisht do te ishte Palushani dhe me pas Dodani do te shenonte edhe nje gol tjeter.
Ky i fundit ne fakt do te shenonte serish edhe golin e katert dhe serish pas nje goditje me koke brenda zone. Mesfushori shtatelarte kesisoj eshte autor i nje dygoleshi ne kete takim.