MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 20 maj 2022…

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 


Zona malore       6/24°C
Zona e ulët          7/28°C
Zona bregdetare  10/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari