Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Misteri i arratisjes se peshengritesit Aleksander Kondo ne Malin e Zi

ShkodraWeb 25 August, 2017
Pas mbylljes së Kampionatit Europian të Polonisë, në fund të majit 1985, ekipi kombëtar i peshëngritjes u kthye në Shqipëri. Itinerari i tij përmes linjës hekurudhore ishte Varshavë-BeogradTitograd dhe atje i priste autobusi ynë. Por pikërisht në Titograd (sot Podgoricë) në ndalesën e fundit në Jugosllavi, afër kufirit me Shqipërinë, në mënyrë të papritur ndodhi arratisja e dy peshëngritësve tanë të talentuar, Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi. Të interesuar për shkaqet e një ngjarje të tillë të rëndë, në bisedat me anëtarët dhe drejtuesit e delegacionit tonë, na mundonte një pikëpyetje e madhe: Pse ata vendosën të arratiseshin në Titograd?
Kjo, për faktin se ishte mundësia për të kryer më lehtë arratisjen në pjesë të tjera të Jugosllavisë, si në Beograd ku kishin qëndruar për disa orë, apo në pika të tjera ku treni ndalonte gjatë itinerarit. Për më tepër, përgjegjësi i delegacionit dhe presidenti i Federatës, Mihal Qipo, me çudi të madhe shpjegonte se në Beograd të gjithë kishin bërë së bashku Pazar në një qendër të madhe tregtare. Aleksandër Kondo kishte blerë atje artikuj të veçantë dhe disa relikte për të fejuarën e tij në Tiranë. Ndaj ishte e natyrshme që si stafi drejtues, ashtu edhe sportistët, filluan të hidhnin dyshime mbi arratisjen e tyre.
Midis njerëzve të sportit, filloi të lindte edhe mendimi i ndonjë “rrëmbimi” të mundshëm, meqë ishin sportistë të talentuar dhe me perspektivë. Ne ishim shumë të shqetësuar se mos arratisja e tyre do të shihej si vazhdimësi e një akti të ngjashëm që kishte ndodhur pak kohë më parë edhe me dy futbollistët e Vllaznisë, Lulzim Bershenin e Arvid Hoxhën, të cilët u arratisën në Athinë, pas kthimit nga një ndeshje në Kupat e Europës.
Mirëpo, ne duhej të mbronim me çdo kusht sportin në përgjithësi, e peshëngritjen në veçanti nga ndonjë ndëshkim me pasoja të rënda, aq më tepër kur kjo disiplinë kishte arritur nga viti në vit rezultate të larta. Pas një përgatitje shumë serioze lidhur me këtë ngjarje, i raportuam zëvendëskryeministrit Manush Myftiu. Ne, duke përcjellë me kujdes argumentet e “faktet” e grumbulluara nga drejtuesit e delegacionit dhe vetë sportistët e tjerë, me kurajë në fund i paraqitëm edhe versionin tonë, sipas të cilit nuk përjashtohet mundësia e rrëmbimit të dy sportistëve tanë, pasi ishin peshëngritës shumë të talentuar dhe me perspektivë.
Prandaj, mendonim nëse ishte e mundur që t’u kërkohej autoriteteve jugosllave që ta na ndihmonin në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, shkaqet dhe rrethanat e saj, si dhe mundësinë e kthimit të tyre në Shqipëri. Shtrimi i problemit dhe konkluzioni që u ofrua nga ana jonë, me sa duket e bindi udhëheqjen, gjë e cila u pasqyrua në kërkesën që Ministria e Jashtme i drejtoi Ambasadës Jugosllave në Tiranë, mbi ngjarjen e ndodhur në Titograd dhe pretendimet tona. Kjo largoi mundësinë e ndonjë mase ndëshkimore që pritej ndaj sportit, i cili përfundimisht mbeti i paprekur. /Kujtime nga Mehdi Bushati/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: RETRO ’97/ Rrefehet oficeri: Si mu vrane para syve 4 shoket e mije…
Artikull pasardhës: Manipulimi i qeverisë me rrezikun e rikthmit të vizave

TË FUNDIT

policia-shkoder

Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
vllaznia- tirana 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, Vllaznia mund me përmbysje Tiranën…

ShkodraWeb 27 February, 2026 0
dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

adrian leka unishk

MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.