Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Mirësevjen në “klub” zonja Topalli, por ADN jote është diçka tjetër!

ShkodraWeb 11 October, 2017

Nga Besi Bekteshi

Sigurisht që duhet të ketë qenë e rëndë për Jozefina Topallin të thotë se “nuk votoj më PD-në” dhe pse shton “sa të jetë Lulzim Basha”! Mbase dhe ka qenë e lehtë, por mendoj se duhet të ketë qenë e vështirë, së paku në principin e një gjatësie vitesh të saj në opozitë dhe pozitë në partinë, e cila në fund të fundit e ka çuar atë (Inën, sepse kështu thirret në Shkodër dhe jo Jozi) në lartësinë më të madhe të një gruaje në post pushteti, por dhe post real partiak! Unë them “mirësevjen në klubin e atyre që nuk e votojnë PD-në”, por ka një dallim real dhe pse e përbashkëta është pikërisht “klubi jo votues i PD-së”!

Zonja Topalli, apo Ina Çoba, ka disa cilësi të Shkodrës dhe pse sigurisht shoqërohen me individin në ADN perdonale të tij. Patjetër më vinte mirë kur i thoshte “trumcak” një prokurori, sepse ashtu ishte realisht dhe PD-ja e saj, nuk mendonte si ajo. Ina Çoba Topalli nuk paska votuar as Bashën dhe as Olldashin për kryetar partie dhe sigurisht që ka pasur të drejtë në arsyet e saj, por dhe unë sigurisht nuk do t’i votoja – Bashën, se hoqi mijëra anëtarë partie me një perversitet tipik tashmë të vërtetuar, probleme të mëdha me Rrugën e Kombit, detin, 21 Janarin dhe papunësinë e dembelizmin e tij historik në Bashki të Tiranës, kurse Olldashin si një ish ministër Transporti, të Brendshëm dhe për rrugën e hapur kudo për fibrat optike! Topalli ka arsyet e saj, akoma më partiake dhe më të ditura për të mos i votuar – por e përbashkëta është “mos votimi”! Çfarë rëndësie ka në fund të fundit këndvështrimi dhe arsyetimi?! Është e drejtpërdrejtë zonja Topalli ose Ina, dhe kjo sigurisht që i bën nder, por e drejtpërdrejta e saj shkon deri te “apostujt dhe jo më lart”! Jo jo, nuk kam punë me religjionin – por si ajo, si më vonë Olldashi dhe akoma më vonë Basha, janë katapultime të “zotit Doktor”! Kush ndryshon? Sigurisht ADN-ja e Topallit – Çoba!

Kur u “vetëlargua” doktori, sigurisht që për postin e Kryetarit të PD-së mund të ishte dhe vetë zonja Topalli – Çoba dhe pse jo dikush tjetër – por jo, sidomos Topalli jo! Pse pra?! Problemi është te modeli i partisë, e cila nuk votohet më nga Topalli (sa të jetë Basha) dhe mospërputhjes së ADN-së së saj me atë të Topallit! Zonja Topalli – Çoba u rrit në hierarkinë e PD-së për disa pjesë të ADN-së së saj! Kush janë këto? Po ja – qytetare katolike që sigurisht është e rëndësishme, po ta bashkosh dhe qenien grua! PD-ja merrte në sy të popullit, shoqërisë dhe ndërkombëtarëve, një tjetër lartësi përfaqësimi me këto tre veti të Topallit! Pastaj nga Shkodra dhe nga lagja Gjuhadoll! Sigurisht që duhej një lartësi nga Shkodra dhe akoma më qartë nga një lagje, e cila ka nxjerrë korifenj të letrave, politikës, antikomunizmit, klerit katolik, persekucionit politik, artit, si përpara dhe në komunizëm, qytetërimit shkodran dhe properëndimor… etj., etj! Në këtë rast, po përfitonte Dr. Berisha me një katapultim të tillë, që sigurisht do të ketë qenë i propozuar (them unë) por nuk është se e di të vërtetën! Kjo ADN dhe kjo origjinë – sigurisht nuk “do të bënin” (2013-2017) për kryetare partie dhe padyshim që nuk ishin kompatibël me origjinat e Berishës, Olldashit dhe Bashës, që ndër të tre, më pak i lidhur me komunizmin është ky i fundit! Ina Topalli Çoba ka qenë pjesë lidershipi dhe një person shumë i lartë i partisë dhe shtetit – në një parti jashtë ADN-së së saj reale dhe moralo-politike! Më vjen keq që i them këto fjalë dhe më duhet të pranoj se Ina Topalli, është sjellë më mirë, pikërisht ajo me njerëzit e tradicioneve të majta dhe ish komuniste se sa “antikomunistët” e partisë së saj, që kishin dalë nga ADN-ja më idiote komuniste! Dakord! Në familjet e saj si e vetja dhe e bashkëshortit, ka qenë e qartë (sa kanë pasur mundësi shprehje kjo është punë tjetër) urrejtja ndaj regjimit dikur, ndaj krahut politik lindor, ndaj letërsisë së tillë, ndaj sjelljes në shoqëri, ndaj mësimeve në shkollë si model politik etj., etj. Absolutisht kundra dhe pse dikush mund të jetë rebeluar dhe e ka ngrënë, dhe të tjerët pastaj janë përshtatur për të mbijetuar – por kurrë nuk janë bashkuar, as kanë pranuar një regjim të tillë! Çfarë lidhje ka ADN-ja politike dhe në besimin e saj, me një dorë të madhe njerëzish në PD dhe po themi me lidershipet, që ajo nuk ka votuar dikur?! Hahaha – Partia Demokratike është parti popullore! Në fakt, nuk dua të qesh me të madhe – po pra te grupimi i madh i tillë kryesisht demokristian si vokacion! Pikërisht – për këtë duhej dhe Ina Topalli Çoba, në sy të këtij grupimi, por të tjerët në parti ishin “vokacion postkomunist me Inën brenda” dhe thërrisnin shumë më tepër se ajo – poshtë komunizmi!

Nuk dua të flas për interesat e lidhjeve të tjera me partinë dhe lidershipin, sepse teoritë e konspiracionit, deri te të vërtetat tashmë është e kotë, mbetem brenda të drejtpërdrejtës, që shpeshherë Ina ka si parim! Ajo sot thotë: Basha është i rremë në paraqitje, i rremë kur thotë për bashkim, i rremë kur thotë që me Ramën nuk hyhet në zgjedhje dhe hyn në qeveri. U kujtua pas katër muajsh për vjedhjen e votës. Nëse ka njeri që duhet të mbylli gojën për votën e lirë është Basha. Ka manipuluar votën në PD. Po të më pyesësh se çfarë duhet bërë nuk di të them, por me kalimin e kohës do të ketë lëvizje. Në fakt është e vështirë realisht të thuash – por sigurisht Basha, ai ka qenë dhe më përpara, pikërisht ai që është sot! Kur i shkruaj unë “nuk janë mirë të thënat” por unë jam i sigurtë, që është shumë mirë që i thotë Ina, edhe pse ka një pjesë njerëzish që deklarojnë se ajo i thotë këto – sepse u largua nga postet dhe kandidimi si deputete! Padyshim – Basha është akoma më i “sinqertë” ai në bazament si urren Topalli regjimin dikur – ky djali që lyen flokët, urren ADN-në e Topallit! Por edhe vetë atë! I nxjerr punë të madhe ajo – se grindet dhe Ina provoi se çfarë do të thoshte parti e cila të largon në periferi apo të bën OFF?! Imagjinoni Bashën kur bën antikomunistin dhe zonja Topalli “e dëgjon” – nëqoftëse e dëgjon sigurisht, sepse nuk besoj! Është “apocalyptic politics status” dhe tashmë është e pamundur që ADN-ja të mos thërrasë në “intervistë” zonjën në fjalë! Ajo ka merita sigurisht në Shkodër, krahas dhe gabimeve të qarta në sjelljet folklorike dhe irracionale të partisë së saj! Unë as që e fajsoj, sepse modeli i PD-së dhe lidershipit të doktorit ky ka qenë dhe Topalli ishte pjesë e këtij model. Kur kishte mundësi sillte rrugë, investim dhe po ashtu, bënte diçka që mendonte. Gjërat shikohen dhe aty janë – nuk mund të mohohen. Ashtu sikundër nuk mund të mohohen kur bëhen ato të sotmet, si stadiumi bie fjala!

Acarimi i Ina Topallit Çobës me Bashën në fakt, është një keqësimin me Partinë Demokratike. Prandaj ajo e thotë seriozisht atë që – nuk e votoj! PD-ja, ka pikërisht sjelljen e Bashës, njerëzit e rinj të saj janë akoma më keq demokrativisht, parimisht e moralisht se sa koha e zonjës Topalli! Zonja Topalli nuk është e “zonja” t’i acarohet njeriut që ka përfundimisht peshën e fajeve më të mëdha! Zgjedhjet, forma e përmbajtja e partisë, janë prodhim i doktorit të madh. Njerëzit e katapultuar dhe njeriu më i llastuar i tij ose Basha, janë një model dhe produkt enkas i tij! ADN-ja e partisë dhe njerëzve të saj e afërt me komunizmin dhe regjimin e tij, janë prodhim i doktor Berishës dhe sigurisht Ina Topalli, ka bashkëjetuar edhe pse e kuptoj me një peng të madh të saj – kohët e fundit! Antikomunisti Basha e përplasi dhe në Shkodër, ja rimodeloi grupet dhe grupimet, të cilat tashmë janë një “keqqeverisje e qytetit dhe marrëzi politike akoma më shumë se dikur”! Pesha e madhe e saj, u reduktua me urdhër politik dhe mungesën e demokracisë “lapidare” që kjo forcë ka si trashëgimi të partisë së dikurshme të liderit maximus dhe ADN-ve të shumë liderëve të saj me prejardhje proletaro – aristokrate komuniste! Po pra – nga proletarë në aristokratë të komunizmit dhe tani demokratë të flaktë në demokraci! Ky është problemi dhe ADN-ja e Topallit, nuk lejon as atë vetë dhe as të tjerët përballë saj, të bashkëjetojnë në paqen e partisë që “bën pjesë” në Partitë Popullore Europiane në bazë të të cilave është doktrina kristian demokrate! E në fakt, më mbetej disi figura në stop moment kur Ina Topalli Çoba sillej si nga një ADN tjetër! Nuk dalloja dot nëse bën apo është origjinal, në se ja do puna apo kështu është në të vërtetë! Do doja (unë së paku) sigurisht të ishte në atë origjinalen e saj. Gjithsesi mirësevjen në “klub” zonja Topalli, por ADN-ja juaj është diçka tjetër!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Nderpritet aplikimi per Lotarine Amerikane, prej 24 oresh nuk plotesohen formularet online
Artikull pasardhës: Vrau efektivin e FNSH Ardian Kodra, prokuroria burgim te perjetshem per David Qosen

TË FUNDIT

paulin macaj 14 vjecari rrjoll 2026

NGA PAULIN MACAJ – Në Baks- Rrjoll të Velipojës nuk po mbrohen vetëm metra katrorë, por rrënjët…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
paulin macaj rrjolli 2026

NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh…

ShkodraWeb 14 February, 2026 0
besmira lekaj 2026

NGA BESMIRA LEKAJ – Lezha është kthyer efektivisht në një makth të gjallë për të jetuar…!

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

emigrante shqiptare

INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.