Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. Q., 69 vjeç. Si pasojë janë djegur disa pajisje në këtë banesë.
Grupi hetimor vijon të punojë për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.