![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/02/makine-kuqe-lezhe-aksident-permbys-2023-1024x536.jpg?x28643)
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:35, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”, shtetasi A. L., 20 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në këtë automjet, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (foto ilustruese)