Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një person ka mbetur i v.rarë pasi disa persona i janë futur në banesë për ta grabitur. Sipas informacioneve që jep A2 CNN, viktima quhet Gramoz Nako. Ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer për pushime. Ai jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës.
Dyshohet se ka pasur përleshje mes tij dhe autorit ose autorëve, pasi nuk ka ende informacione të konfirmuara mbi numrin e personave të përfshirë.