Opozita do mbajë protestën e gjashtë kombëtare me 25 Maj. Kjo është vendosur pas mbledhjes së Kryesisë dhe ish- Grupit Parlamentar të PD-së. Protesta do të mbahet sërish pasdite, në orën 19.00 para Kryeministrisë.
Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e Partisë Demokratike. Mbledhja ka nisur rreth orës 17:00 të pasdites së sotme. Mësohet se në mbledhje ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në fund të mbledhjes lideri demokrat do mbajë edhe një deklaratë për mediet ku pritet të flasë për itinerarin e protestave të ardhshme të opozitës.