![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/05/D3423113-8304-401F-BCBC-EEEBFB882CFA.jpeg?x28643)
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e dy fëmijëve të mitur në liqenin e Prushit, në afërsi të Tiranës.
Burime nga policia bëjnë me dije se në liqen kanë qenë duke u larë 6 fëmijë, 4 prej të cilëve kanë mundur të dalin nga uji ndërsa 2 jo. Dyshohet se ata janë vëllezër të moshës 15 dhe 6 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.