NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

MINUTA E FUNDIT – Ndërron jetë në Infektivin e Tiranës 52 vjeçarja, është e nënta paciente që humb luftën me virusin

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me virus. 52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

52-vjeçarja është jeta e nëntë e humbur në përballjen me virusin në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.


Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media