NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

FOTO – Pas postimit të Ramës në Facebook, aplikacioni i leje- daljes për epideminë funksionon dhe madje pranon…

Kryeministri Rama prezantoi vetë personalisht në Facebook sistemin elektronik online për leje- daljet nga e hëna për pandeminë, të cilat sigurohen përmes portalit e- albania. Në fakt, menjëherë pas kryeministrit, që e demonstroi vetë me video në Facebook, e provuam. Procedura është e lehtë: 1. Me numrin personal të identifikimit dhe me password-in që zotëroni pasi hapni llogarinë tuaj në e-albania, futesh në llogarinë tende. 2. Ke disa mundësi përzgjedhjeje për sherbimet por ajo që nevojitet është menuja “Familja” dhe përzgjedh opsionin e tretë “leje- dalje”. 3. Pasi klikon, kalon në një faqe me sqarime për përdorim dhe në fund të faqes shtyp “perdor”. 4. Nga aty, kalon në një faqe tjetërku përzgjedh datën që ke nevojë për leje- dalje.

Ne e provuam më shumë se 5 herë, madje në data të ndryshme, por nuk mundëm të shkojmë më tej ndërsa dolën shënimet që i shikoni në foto. Po ashtu, disa harë na doli edhe mesazhi tjetër “The service is unavailable.”, në shqip do të thotë “Sherbimi nuk është i disponueshëm”.


Ndoshta ishte nga ngarkesa e rrjetit por edhe probleme të portalit, çeshtje që duhej të parashikoheshin nga ata që e administrojnë. Para rreth një ore, për këtë çeshtje reagoni sërish kryeministri Rama, i cili shkruajti në Facebook “? O NJERËZ! APLIKACIONI PUNON DHE LEJA E DALJES DUHET NGA E HËNA, JO NESËR! PRANDAJ ME QETËSI E ME DURIM DHE PAK MË TË VËMENDSHËM KUR LEXONI E DËGJONI NJOFTIMET, SE TË GJITHË TEK E TEK NUK I SQAROJMË DOT!”. Dhe në fakt, e provuam dhe tashme aplikacioni funksionon, si nga celulari, asht edhe nga kompjuteri. Fotot më poshtë e tregojnë këtë.

Por përsëri kryeministri është i pasaktë. Aplikacioni funksionon që sot dhe madje, sistemi pranon aplikime edhe për datat para të hënës, siç mund ta shihni, provuam datën 28 dhe 29 mars. Mjaftonte të shypje zgjidh dhe aplikimi përfundonte duke siguruar një leje për njërin nga pjestarët e familjes në këtë provë që bëmë.

Por ajo që është e rëndësishme, është që ky sistem të funksionojë normalisht dhe pa probleme. Sepse nga e hëna, vetëm përmes këtij aplikimi lejohet sigurimi i leje- daljeve nga shtëpia dhe madje, vetëm një person për shtëpi. Nëse sistemi nuk funksionon, atëherë nuk ka leje- dalje dhe rrejedhimisht, familjet izolohen plotësisht, rrezikojnë të marrin gjoba dhe në finale, mund të krijohen probleme në mes forcave të rendit e ushtrisë në rrugë me qytetarët që me të drejtë, duahn të bëjnë pazar por sistemi online nuk u jep leje- daljen. Meqë e hëna është tre ditë larg, urojmë që dikush ta lexojë këtë shkrim, i cili synon vetëm sensibilizim dhe asgjë tjetër.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!