NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

MOTI – Çfarë parashikojnë sinoptikanët për këtë fundjavë për vendin tonë…?!

Ashtu si ditët e fundit edhe për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Në këtë mënyrë dita e Shtunë do të ketë mot me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët kryesisht në zonën e qendrës dhe atë të veriut, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në zonën e jugut do të ketë më tepër kthjellime por edhe në zonat e sipërpërmendura nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell. Gjithashtu lokalisht reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.


Duke vijuar për ditën e Diel moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh afatshkurtra.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët por edhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Përgjatë të dyjave ditëve do të ketë edhe reshje dëbore por tepër të dobta dhe në lartësi të mëdha malore. Pas erës së fortë të pak ditëve më parë, kjo fundjavë do të karakterizohet nga era e cila do të fryjë e lehtë dhe drejtim kryesor juglindje dhe veriperëndim.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!