MINUTA E FUNDIT/ Mbytet 70-vjeçarja në Velipojë, probleme me zemrën…

Loading...

Një e moshuar rreth 70 vjeçe është mbytur në det në plazhin “Ada” në Velipojë. Dyshohet se gruaja ka pasur një problem me zemrën dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Ndonëse jo në territorin e tyre, vrojtuesit e një resorti privat i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë. Por pushuesit kanë deklaruar se ambulanca ka vonuar më shumë se 30 minuta dhe kjo ka bërë që gruaja të ishte pa puls në momentin kur kanë mbërritur bluzat e bardha.

Sipas të dhënave pushuesit kanë njoftuar urgjencën e Shkodrës dhe jo qendrën Shëndetësore në Velipojë, çka ka sjellë dhe vonesën e ambulancës. Nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia e Shkodrës./balkanweb/

Loading...