Një aksident fatal me pasoja në jetë njerëzore është regjistruar pasditen e sotme pranë fshatit Nikël në Fushë Krujë. Nga informacionet paraprake, mesohet se nje makine ka dale nga rruga e per pasoje ka humbur jetën drejtuesi, Gëzim Kaziu nga Tapiza. Në vendngjarje janë tashmë forcat e policisë dhe pritet të japin informacione mbi dinamikën e ngjarje së rëndë por edhe identitetin e personit që humbi jetën.
Paraprakisht, mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit tip “BMV”, me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë ka përplasur këmbësorin i cili ka humbur jetën. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i linduar edhe drejtuesi i automjetit, ndërsa makina ka përfundur në kanal.