Mbrëmje aksidentesh në Shqipëri sonte. Vetëm pak minuta pas një aksidenti fatal në Fushë- Krujë, ku një këmbësor humbi jetën dhe u lëndua drejtuesi i një mjeti, një tjetër është njoftuar në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një kalimtar është përplasur nga makina dhe ka ndërruar jetë në vend. Personi që humbi jetën nuk është identifikuar akoma nga uniformat blu.
“Në rrugën ‘28 nëntori’ mjeti me targë TR9313M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar. Me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit”, thuhet në njoftimin e policisë.