Publikohen fotot e aksidentit fatal në Burrel, ku makina doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në dalje të tunelit të Shkopetit për shkak të lagështisë në rrugë.
Mësohet se si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit 50-vjeçar me iniciale Kol Bruka, banues në Ulëz të Matit. Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Burrel – Skuraj, në dalje të tunelit të Shkopetit, mjeti tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.B. 50 vjeç, banues në Ulëz, ka dalë nga rruga duke rënë në greminë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej i vetëm në mjet.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.