
Ministria e Punëve të Jashtme i ka bërë thirrje qytetarë shqiptarë që të largohen nga Ukrainë, duke marrë parasysh përshkallëzimin e situatës me Rusinë.
Në një njoftim zyrtar, MEPJ, këshillon që të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
Njoftimi:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.
Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910;
ose në adresat e emailit:
ambasada@albania.waw.pl; embassy.warsaw@mfa.gov.al
dk@mfa.gov.al
ℹ️ Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!