Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Sulmuesi i Kombëtares kërkon rekordin historik me Sauthemptonin, Broja sfidon Ronaldon…

ShkodraWeb 12 February, 2022
ronaldo broja

Sauthemptoni do të kërkojë të fitojë dy ndeshje radhazi në Premier Ligë vetëm për herë të dytë këtë sezon. Dhe sfida për Armando Brojën me shokë do të jetë të mundin Mançester Junajtidin në “Old Trafford”.

Pas fitores dramatike në mesjavë 3-2 kundër Totenhemit në transfertë, skuadra e Ralf Hazenhytelit do të kërkojë të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive.

“Shenjtorët” kanë humbur vetëm 1 nga 9 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe kanë shënuar dhe pësuar gol në të gjitha këto ndeshje.

Por, të vetmit rivalë që tekniku austriak nuk i ka mundur kurrë në Premier Ligë janë pikërisht Mançester Junajtidi dhe Kardifi: bilanci i tij kundër “Djajve” është 3 barazime dhe 3 humbje.

Sauthemptoni do të tentojë të bëjë një tjetër surprizë në ndeshjen që ngre siparin e javës së 25- të të Premier Ligës pasdrekën e sotme (13:30).

Të udhëhequr nga sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili është edhe shënuesi më i mirë i skuadrës me 6 gola në Premier Ligë këtë sezon, Hazenhytel ka ndërtuar një plan për t’i shkaktuar probleme mbrojtjes së rivalit të tij gjerman.

BROJA – Sulmuesi i huazuar nga Çelsi po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij. 20-vjeçari i ka shënuar deri tani Lidsit, Bërnlejt, Brajtonit, Kristal Palasit, Brentfordit dhe Totenhemit dhe një gol sot në “Teatrin e Ëndrrave” do ta ngrinte në një tjetër nivel sezonin e talentit shqiptar, i cili përballë do të ketë Kristiano Ronaldon.

Portugezi, nga ana e tij, është duke kaluar formën individuale më të dobët që prej vitit 2010, duke qenë se ka 5 ndeshje radhazi pa shënuar.

Seria më e gjatë e 37-vjeçarit pa gol në nivel klubi ka qenë 7 ndeshje (dhjetor 2008-janar 2009).

Ndërkohë që Broja do të kërkojë të vendosë një rekord historik për klubin e tij këtë sezon, duke u bërë lojtari U-20 i Sauthemptonit i cili shënon më shumë gola.

Rekordin e mban Kevin Dejvis në sezonin 1997-‘98 me 9 gola. Dhe Brojës i duhen edhe katër gola për të hyrë në librin e historisë së “Shenjtorëve”.

“Djajtë” i mundën në “Old Trafford” sezonin e shkuar me rezultatin historik 9-0 dhe një tjetër mallkim që miqtë do të tentojnë të prishin sot është edhe rekordi i tyre në Premier Ligë në këtë stadium, ku ata kanë dalë fitimtarë vetëm 2 nga 22 transfertat ndaj klubit më të titulluar të Anglisë (4 barazime, 16 humbje). /Nga Androkli DRALO/

Post navigation

Previous: VIDEO – Zbulohet një tjetër “shtëpi bari”, arrestohen dy punonjes të OSHEE dhe një polic, një grua qiramarrëse…
Next: MINUTA E FUNDIT – “Largohuni nga Ukraina sa më parë”, kriza me Rusinë, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.