Kuvendi ka miratuar në seancë plenare raportin e Komisionit Hetimor për Presidentin Meta. Pro raportit kanë votuar 78 deputetë, kundër kanë qenë 17 ndërsa kanë abstenuar 8 të tjerë. Procesi i votimit u parapri nga diskutime të deputetëve, të cilët dhanë opinionet e tyre.
Sipas raportit, Meta nuk ka bërë shkelje që të justifikojnë shkarkimin e tij nga detyra e Presidentit të vendit. Miratimi i raportit nga Kuvendi, mund të konsiderohet edhe si fitore e kreut të shtetit përballë mazhorancës aktuale.
Gjithsesi, mazhoranca la të kuptohget se mund të ketë nisma ligjore, si për shembull një ligj organik për Institucionin e Presidentit të Republikës.