Sot u nda nga jeta një mik shumë i mirë, një mësues i talentuar, një mysliman i devotshëm, një baba ideal. Ky quhej Gazion Bahri Rusi. Kurrë nuk kisha menduar të shkruaja për ty në një ditë dhimbjeje si kjo. Kurrë… Ti nuk e fitove betejën… Ky ishte kaderi i Zotit për ty.
Ti ishe pjesë e zemrës së familjes time. Ti ishte ajo djaloshi që nuk dije kurrë të thoje: Jo! Sakrifikoje për të tjerët. I tillë ishe, i tillë do të mbetesh. Vajza ime të quante: – Vëlla. Sot ajo mbeti pa vëlla, mbeti jetime!
E ç’të të them Gazo, kështu të thërrisja. Ç’të të them! Lotët dhe pikëllimi që ka rënë në familjen time është më i madh se deti. As deti nuk i zë.
Po çdo ti them Seborës, po tri vajzave të vogla, po tezes së shtrenjtë! Nuk kam fjalë, se fjalët m’i kanë mbuluar lotët që rrjedhin pafund… Shumë u lutëm për Ty, por Gazjon, o gaz i jetës, o Gazi i jonë; do të na mungosh, por jo të kemi në tri zemrat e familjes sime; se ishe Zemër e Madhe.
Ah, Gazo
Të qoftë dheu i lehtë! Ah, Gazo!…
Xhahid Bushati, Shkodër, 27.07.2020