Operacioni Forca e Ligjit ka piketuar sot katër persona nga Shkodra dhe Malësia e Madhe. Atyre u është dërguar formulari në të cilin duhet të deklarojnë burimet e pasurisë së tyre. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
F. M., banues në Malësi të Madhe,
D. D., banues në Shkodër,
M. R., banues në Velipojë,
G. V., banues në Shkodër,
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.