
Dy turistë gjermanë kanë rënë në një greminë në Valbonë, ndërsa eksploronin zonën. Raportohet se policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Mësohet se turistët ishin duke shkuar drejt Thethit dhe se janë rrëzuar ne shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit.
Tropojë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë.
Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.