MINUTA E FUNDIT – Greqia nuk gjen paqe nga termetet, një lëkundje e fortë e tronditi në orët e para të ditës

Greqia duket se nuk po gjen paqe nga termetet dhe përsëri epiqendra mbetet Kreta. Pas mesnatës së kaluar, vendi është tronditur tre herë. Termeti më i fortë me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter është verifikuar në orën 07.48 sipas orës lokale.

Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, lëkundjet janë ndjerë në një thellësi prej 10 km. Më përpara, në orën 03.54 dhe në orën 06.03 gjithmonë sipas asaj lokale, janë ndjerë dy lëkundje të tjera me magnitudë 3 të shkallës Rihter.

ShkodraWeb Channel

Open

Close