![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/01/minuta23-1024x539.jpg?x28643)
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, gjatë pastrimit të një kanali vaditës në fshatin Bushat, punonjësit e bashkisë kanë gjetur 2 mina të paplasura, të ndryshkura, të cilat dyshohet se i përkasin vitit 1997.
Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit.