Pa u mbushur 5 orë nga nisja zyrtare e saj, Lulzim Basha ka njoftuar mbylljen e protestës së opozitës para Kryeministrisë. Me mikrofon në dorë, Basha ka falenderuar protestuesit për pjesëmarrjen, ndërsa ka njofutar edhe protestën e rradhës. Ai ka ftuar shqiptarët të jenë më të shumtë në numër ditën e enjte, datë 21 shkurt, ora 10.00 para Kryeministrisë. Duket se vendimi për shuarjen e protestës së sotme, është marrë pas një takimi të shkurtër të liderëve të opozitës.