Me një sugjerim të fortë i është drejtuar ish-kryeministri Berisha, kreut aktual të qeverisë, të dalë deri në darkë dhe të njoftojë popullin se ka dhënë dorëheqjen, pasi populli do ta zvarrisë dhe do ta hedhë në Lanë. Nga protesta Berisha ka reaguar serish per mediat me nje mesazh per Ramen.
Deklarata e Berishes
Është një narkopolici që po provokon protestuesit, pasi e panë me sytë e tyre fundin e tmerrshëm të shpejtë të Edi Ramës. Cilido që ka ABC më elementare të revoltës, e ka të qartë se kjo revoltë është fundi politik i Edi Ramës.
Natyrisht ju mund të thoni se është kthyer nga Vlora. Ai mund të dalë në darkë, por shqiptarët kanë dy ditë histori, kanë ditë triumfi, por kanë edhe ditë zvarritje.
Diktatorët po nuk dëgjuan edhe zvarriten. Rama bën mirë të dalë në darkë të informojë popullin që dha dorëheqjen. Unë jam sugjerim, po të dojë le të rrijë, por do të shohë tmerr.