![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2022/06/bjram-begaj-kuvend-para-shpalljes-president.jpg?x28643)
Bajram Begaj do të jetë pasuesi i Ilir Metës si President i Republikës së Shqipërisë. Ish- shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura që po sot u lirua nga detyra me dekret të atij që do të pasojë në president, ka marrë 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Begaj do të marrë zyrtarisht detyrën me 24 korrik 2022, duke zëvendësuar presidentin Ilir Meta. Në momentin zgjedhjes salla e Kuvendit ka shpërthyer në duatrokitje.
Vlen të theksohet se në votim kanë marrë pjesë 4 deputetët e LSI- së që mesa duket kanë votuar kundër. Ka marrë pjesë në votim edhe Shpëtim Idrizi, ndërsa deputetët e PD- së nuk kanë marrë pjesë.
Kanë votuar pro 74 deputetë të PS- së dhe 3 të PSD- së, ndërsa një votë duket ka ardhur me gjasë nga 4 deputetët LSI- së dhe Shpëtim Idrizi që morën pjesë në votim.
Berisha ka kontestuar kandidaturën e Begaj, duke folur për shkelje të Kushtetutës si ushtarak aktiv teksa ka thënë se edhe lirimi me dekret nga presidenti Meta, nuk është i vlefshëm jashtë territorit të Shqipërisë.