
Histori dashurie në sallën e Prokurorisë, pasi entuziazmi është shumë i madh për të gjithë personat që kalojnë Vetingun, e sidomos ata që janë shkarkuar njëherë.
Prokurori i Krujës, Florian Bonjaku është rikonfirmuar në detyrën e tij pas kalimit të vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe kjo ka sjellë entuziazëm të madh.
Bonjaku rezultoi se kishte figurë të pastër, ndërasa në momentin e komunikimit të vendimit ai nuk mundi ta përmbante gëzimin. Normalisht i pritshëm vendim i rëndësishëm.Bonjaku nuk ishte vetëm në sallë. Ai kishte marrë dhe familjarë dhe natyrisht nuk e ka përmbajtur gëzimin në momentin që është vendosur në lidhje me fatet e tij dhe vazhdimin e detyrës.
Ai ka nxituar drejt bashkëshortes së tij që ishte e pranishme në sallë duke shkëmbyer puthje e përqafime, edhe pse në sallë kishte kamera pa e vrarë mendjen.Një mesazh shumë i bukur që dhe njerëzit e ligjit janë njerëzor dhe mbi të gjitha duhet të jemi njerëzor. Dashuria është ndjenja më e bukur. S’ka më mirë se sa kur triumfon.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!