Mësohet se para pak minutave, policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy shtetas. Raportimi vjen për ShkodraWeb nga dëshmitarë në vendngjarje. Gjithçka ka ndodhur në lagjen “Skenderbeg” të qytetit më të madh verior.
Paraprakisht, burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se në një mjet “Landrover”, janë gjetur një sasi fara hashashi. Kaq raportohet për momentin, ndërsa mësohet se njëri nga shtetasit është nga M.Madhe ndërsa tjetri nga lagja “Xhabiaj” e Shkodrës.
Arrestimi është bërë nga efektivët e “Shqiponja”, ndërsa pritet komunikata zyrtare e Policisë së Shkodrës për të mësuar më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.