Ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës në Tiranë një prej të plagosurve në aksidentin e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në superstradën Lezhë- Shkodër, pranë kryqëzimit të Kakarriqit.
Raportohet se ka ndërruar jetë në spital shtetasja Marjeta Gjergji, infermiere e Maternitetit të Lezhës, pasi nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë dëmtimeve të rënda.
Ndërkohë, të plagosur mbeten edhe bashkëshorti i saj, fëmija i tyre i mitur, dhe vjehrra e viktimës. Tre mjetet e përfshira në ngjarje thuajse ishin shkatërruar plotësisht nga përplasja mes tyre.