Mesazhi i fortë i Angelo Massafra në Shkodër: Idhujt e pushtetit dhe të pasurisë po zënë vendin e Krishtit tek…

Dy vjetori i lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike është kujtuar mbrëmjen e kaluar me meshën e shenjtë të kremtuar në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër. Kjo meshë u kremtua nga arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult imzot Angelo Massafra. Gjatë predikimit imzot Massafra deklaroi se edhe në Shqipëri ka një paganizëm të ri të padukshëm dhe ata janë idhujt e pushtetit dhe të pasurisë që po zënë vendin e Krishtit tek ndërgjegjet e dobëta.

“Sot ekziston një paganizëm i ri që është duke u parë edhe në Shqipëri. Idhujt e pushtetit dhe të pasurisë zënë vendin e tyre tek ndërgjegjiet më të dobëta.”, ka deklaruar imzot Angelo Massafra – Arqipeshkv, Dioqeza Shkodër-Pult

38 martirët u lumturuan nga Vatikani dy vite më parë pas një procesi që zgjati për disa vite me. Emrat që u lumturuan janë pjesë e klerit katolik të cilët u persekutuan, provuan torturat çnjerëzore dhe u pushkatuan nga regjimi monist. Pas kësaj ngjarje me 11 nëntor do të përkujtohet mesha e parë e kremtuar në Shkodër tek varrezat katolike të Rrmajit në vitin 1990 nga dom Simon Jubani. /Burimi:Shqiptarja/

Loading...

Më shumë artikuj nga ShkodraWeb:

EMRI/ Kush është “gangsteri” shqiptar, akuzohet se zhvaste biznesmenët në Itali…

Voltana Ademi: Pa gjetur zgjidhje shqetësimet e drejta të banorëve, By Pass- i nuk mund të përfundojë dhe të…

FOTO/ Gazetari i njohur publikon foton e Bes Çinarit në spital dhe bën një thirrje për të gjithë…

Close