Këshilli Bashkiak Malësi e Madhe “lëshon dorën”, shpall 4 “Qytetarë Nderi” në një mbledhje… (emrat)

Loading...

Këshilli Bashkiak  Malësi e Madhe miratoi sot dhënien e titullit  “Qytetar Nderi “:

Gjovalin Shkurtaj, me motivacionin: “Për vlerat e larta në fushën e studimeve gjuhësore, të krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore shqiptare në përgjithësi dhe për kontributin e tij atdhetar në lartësimin e trevës sonë Malësi e Madhe në veçanti“. Gjovalin Shkurtaj ka lindur në vitin 1943 në Bajzë . Eshtë studiues i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Që nga maji i vitit 1991 është emëruar pedagog në Departamentit e Gjuhësisë në Universitetin e Tiranës.

Ahmet Osja me motivacionin: “Për vlerat e larta në fushën e studimeve dhe krijimtarisë së llojeve të ndryshme në kulturat bujqësore si dhe njohës e publikues i etno-kulturës në përgjithsi dhe për kontributin e tij atdhetar në lartësimin e trevës sonë Malësi e Madhe në veçanti“.

Ahmet Osja ka lindur me 25.06.1939 në Luarzë të Velipojës. Studimet i kreu në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës. Profesor Osja ka qenë deputet në vitet  1982-1991 dhe ministër i Bujqësisë. Profesor Osja eshte vlerësuar me disa tituj:

-Mjeshtër i Madh nga presidenca e Republikës

-Mirënjohja e Qytetit të Shkodrës

-Nderi i Akademia e Shkencave

-Honoris Causa

Myftar Cubi me motivacionin: “Për vlera të veçanta artistike në fushën e realizimit të mozaikëve dhe për promovimin e vlerave dhe traditave të trevës së Malësisë së Madhe me anë të këtyre veprave artistike“.

Kolë Buçi Malaj me motivacionin: “Për vlera të larta në interpetimin folkloristik e në ruajtjen e fizionomisë së malësorit tipik me kostumet popullore të Kastratit dhe më gjërë, duke dhënë kontribut në fushën etno-kulturore Shqiptare në përgjithsi dhe në lartësimin e trevës sonë Malësi e Madhe në veçanti“.

Loading...