Në familjen e ish- kryetares së Kuvendit pritet të ketë së shpejti ndryshime. Shumë shpejt, Megi, vajza e ish- kryeparlamentares Topalli, pritet të sjellë në jetë një bebe. Lajmi konfirmohet për ShkodraWeb nga miq të afërt të çiftit por edhe njerëz të afërt të familjes Topalli, si dhe të familjes Serreqi, djali i të cilës Angjelini bashkëjeton prej disa muajsh me Megin. Të njëjtat burime bëjne me dije se lidhja e Megit me Angjelinin, pinjoll i një familjeje të vjetër e të njohur shkodrane, është mjaft e konsoliduar teksa është bërë prezantimi zyrtar edhe tek familjet. Angjelin Serreqi është shkolluar dhe ka jetuar për një kohë të gjetë në Padova të Italisë, ku ka kryer edhe universitetin.
Edhe në fotot e postuara javët e fundit nga Megi në rrjete sociale, tregohet e kujdesshme për të mos treguar se është “në pritje të ëmbël”. Mesa duket, Megi dhe Angjo (siç e thërrasin miqtë) kanë vendosur të ruajnë vetëm për vete këtë pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tyre të përbashkët. Megjithatë, ShkodraWeb u uron mbarësi në jetë dhe në “pritjen e embël” që e shijojnë e vlerojnë siç duhet vetëm ata që e kanë kaluar. /Exclusive ShkodraWeb/