Në vitin 2017, këngëtari i njohur Luiz Ejlli dhe vajza e Jozefina Topallit, Megi, i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Në atë kohë, dyshja e konfirmoi ndarjen nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, duke preferuar që të mos jepnin shpjegimi se cila ishte arsyeja që i dërgoi në këtë vendim. Por së fundmi, janë publikuar disa fotografi ku duke se Megi ka rigjetur dashurinë. Ajo është fotografuar me partnerin e saj në ish-Bllok, me të cilin bashkëjeton prej një viti. “Iconstyle.al” ka siguruar fotot e çiftit teksa ecin të dy pranë njëri-tjetrit.
Për herë të parë ata janë fotografuar së bashku në muajin shkurt të këtij viti, por tashmë “iconstyle.al” ka mësuar se lidhja e tyre është konsoliduar. Çifti i ri është parë duke pirë kafe me Jozefina Topallin, pranë shtëpisë së kësaj të fundit në ish-Bllok. Tani që lidhja e tyre është bërë familjare, Megi del hapur me partnerin e saj dhe nuk fshihet!
Duke u kthyer te lidhja e saj me këngëtarin, vajza e ish-kryetares së Kuvendit qëndroi në heshtje në lidhje me ndarjen e saj, por ishte Luizi ai që foli për herë të parë në emisionin “Pasdite në në Top Channel”, duke e përshkruar atë që kishte ndodhur për disa vite me Megin, si një flluskë sapuni.
“E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…”, tha Luizi i cili shtoi se nuk kanë qenë të fejuar, por “ishte thjesht një lidhje”, e cila ishte e destinuar të përfundonte.
I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”.