Aktores dhe moderatores Rudina Dembacaj i është bërë publike edhe fejesa e saj me Eduart Grishajn, i cili tashmë pret nje fëmijë me moderatoren Arbana Osmani, por për këtë të fundit moderatorja ka zgjedhur të mos flasë në publik.
E ftuar së fundmi në “Why Not”, Rudina u pyet nga rubrika “pyetje nga Instagrami”: “Flet me Eduartin, të fejuarin e parë?”
Moderatorja nuk ka vonuar aspak për përgjigjjen ironizuese:
“Kush është ky? Unë s’jam mirë me memorien fare, mbaj mend vetëm numra”, është shprehur Rudina Dembacaj.
Eduardi është i njohur edhe për lidhjen e tij me moderatoren dhe aktoren Dembacaj, lidhje e cila shkoi deri në fejesë mes të rinjve në vitin 2011, por mori fund pak kohë më pas.
Në një intervistë në vitin 2011, Rudina tregonte se ishte njohur në Edin në një televizion lokal në qytetin e Shkodrës. Ata kishin 4 vjet lidhje dhe vendosën të fejoheshin në një festë të vogël me familjet, buzë detit në Shëngjin.
“Quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë. Fejesën nuk e kërkoi asnjëri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi. Çdo gjë ndodhi gradualisht”, shprehej moderatorja.
Megjithatë fejesa e tyre nuk shkoi drejt martesës:
“Festa ishte e vogël me njerëzit tanë të afërt, në një lokal shumë intim, në Shëngjin pranë detit. Unë mora unazën tradicionale të fejesës me një gur të dukshëm diamanti. Mmmm, sa e dua këtë unazë. Ah, sa për bashkëjetesën, kjo ka ndodhur përpara se të fejoheshim”, shprehej Rudina Dembacaj asokohe.