NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Nuk e besoj dot, ajo iku shumë shpejt”, këngëtarja shqiptare flet për humbjen e motrës nga sëmundja e rëndë

Këngëtarja Valbona Mema foli këtë të shtunë për humbjen e parakohshme të motrës së saj si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Në një lidhje direkte me emisionin “Rudina” në Tv Klan, Mema tha se ende nuk e pranon ikjen e saj nga kjo botë dhe se gjithçka i duket si ëndërr.


Rudina: Valbona dua të ndaloj gjithashtu edhe tek një moment i vështirë për ty dhe familjen tënde. Para pak kohësh është ndarë nga jeta motra jote, unë të bëj ngushëllimet e mia, dua të sjell postimin tënd që ke hedhur në Instagram: “Lamtumirë motra ime e shtrenjtë, qoftë i lehtë dheu për ty zemra ime”. Keni qenë shumë të lidhura bashkë Valbonë?

Valbona Mema: Rudina, unë para shumë vitesh i kam humbur të dy prindërit dhe me këtë motër kam qenë shumë, po shumë e lidhur. Kjo ka qenë një shtysë për shumë gjëra të miat sepse është mamaja e Xhesikës dhe ajo e dinte shume mirë profesionin e të qenit këngëtare. Dhe shumë herë flisnim me të, diskutonim me të. Unë ikjen akoma sot nuk e pranoj Rudina, sepse më duket si një ëndërr. Nuk e besoj akoma. Thjeshtë ajo iku shumë shpejt, para kohe, por nuk kishim çfarë t’i bënim. Ishte një sëmundje që…ajo e humbi betejën me káncerin e gjirit.

Rudina: Kishte kohë, kishte kohë qe vúante prej tij apo erdhi menjëherë, si ka ndodhur?

Valbona Mema: Jo, jo, ajo para një viti e gjysmë u diagnostikua, po me túmor në gji, e hoqi njërin gji, ishte pak më mirë, vazhdoi terapitë e veta, sivjet u rëndua pak më shumë, prapë vazhdoi terapi, u bë pak më mirë dhe për një javë ka ikur.

D.m.th. e humbi betejën edhe pse ishte shumë e fortë. Është dhimbje shumë e madhe, unë nuk ka ditë, nuk ka orë nuk ka minutë që unë mos ta kujtoj. Nuk mund ta them dot sa e hidhur është humbja e motrës.  /TV Klan/