Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Maqedoni, rihapet procesi gjyqësor për rastin “Mostra”

ShkodraWeb 12 February, 2018
mostra

Autoritetet gjyqësore në Maqedoni rihapën të hënën rastin e quajtur “Monstra”, që ka të bëjë me vrasjen e katër djemve të rinj maqedonas dhe një peshkatari në rrethinat e Shkupit në vitin 2012.

Për këtë vepër fillimisht ishin akuzuar tetë persona, gjashtë nga të cilët qenë dënuar me burg të përjetshëm. Vepra qe cilësuar si akt terrorist, por para pak muajsh lënda u ritkhye në shkallën e parë me vendim të Gjykatës së Apelit, me kërkesë të prokurorisë publike dhe të dënuarit u liruan nga burgu për t’u mbrojtur në liri.

Megjithatë, dy prej te akuzuarve, Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviç i qenë shmangur drejtësisë, duke u arratisur në Kosovë, sipas të dhënave të autoriteteve maqedonase. Ata dy vazhdojnë të jenë të pakapshëm për organet maqedonase.

Rigjykimi i filluar në gjykatën themelore në Shkup me akuzën e vjetër, megjithatë u shtye për në muajin mars. Prokuror i ri i lëndës do të jetë Naum Panovski, i cili njihet si prokuror në rastin e Kumanovës.

Ndërkaq, pala mbrojtëse kërkon ndërrimin e këtij prokurori dhe lënien e rastit Prokurorisë së Posaçme. Njëri nga familjarët e të akuzurave, Bedri Hajdari u tha gazetarëve se shpreson që deri në seancën e radhës organi i akuzës ta tërheqë këtë aktakuzë dhe akuzën ta përfaqësojë Prokuroria e Posaçme, e cila, sipas tij, për disa muaj po merret me përgatitjen e akuzës.

Ndërkaq, Prokuroria e posaçme pret që së pari të miratohet ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve. Avokatët mbrojtës kërkojnë njoftime nga oragnet e rendit dhe hetuesia mbi veturën e dyshimtë të tipit Opel Omega, për çka fillimisht ishte thënë se ishte përdorur nga të akuzuarit për kryerjen e veprës. Po ashtu ka pasur spekulime se makin i përkiste policisë.

Ngjarja pati shkaktuar shqetësime dhe trazira; Organet e rendit të kohës patën deklaruar se rasti ishte kryer nga terroristë që kishin luftuar në betejat e Lindjes së Mesme, por asnjëherë nuk ishin ofruar dëshmi bindëse për përfshirjen e të akuzuarve, ndërsa qindra shqiptarë qenë hedhur në protesta të dhunshme para gjykatës në Shkup duke e quajtur këtë një rast të montuar kundër njerëzve të pafajshëm. Madje, edhe ish-drejtuesi i opozitës, tash kryeministër, Zoran Zaev pat thënë në një rast se në bazë të bisedave të përgjuara telefonike, persona të pafajshëm po mbaheshin në burg, por pa dhënë hollësi të tjera nëse përgjimet ofronin të dhëna mbi autorët e vërtetë të tragjedisë.

Për vrasjen e pesëfishtë pranë liqenit të Smillkovës jaë dënuar: Halil Demiri, Haki Aziri, Fejzi Aziri, Sami Luta, Afrim Ismajloviç dhe Agim Ismajloviç me burg të përjetshëm./balkanweb/

Post navigation

Previous: Frikë, survejim, vetting: Si i ruan Koreja e Veriut atletët nga frika e dezertimit në Lojrat Olimpike
Next: Gazetarja e Le Iene rrëfen kancerin/ S’e kam për turp që mbaj paruke

TË FUNDIT

full hd.04_50_31_12.Still069

VIDEO – Bashkia Malësi e Madhe vlerësohet “Thesar Natyror Poetik i Botës për vitin 2026” nga UTD…

ShkodraWeb 22 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.